Policia e Shtetit ka zbardhur krimin e rëndë të dy ditëve më parë në Kamëz ku u vra proinari i një dyqani dhe u plagos bashkëshortja e tij. Policia ka zbuluar dy autorët e grabitjes si dhe ka identifikuar personin që qëlloi me armë.
Pak orë pas arrestimit të autorëve, drejtori i Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj ka dhënë një deklaratë për mediat.
“Pas një pune hetimore, rezulton se autorët e grabtijes me pasojë vrasjen e shtetasit Agim Buci dhe plagosjen e abshkëhsortes së tij Merita Buci, autorë të krimit janë Vladimir Kurti 28-vjeç dhe Rruzhdi Hodo 25-vjeç. Rezulton se shtetasi Vladimir Kurti është personi që ka kryer vrasjen”, deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.
Deklarata e plotë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj:
Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.
Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:
– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.
Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.
Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.
***
Polciia dhe prokuroria duket se po shkojnë pranë zbardhjes së krimit të rëndë ndodhur në kamëz mbrëmjen e së mërkurës ku u vra pronbari i një dyqani dhe u plagos bashkëshortja e tij, ngjarje e ndodhur në sy të djalit të tyre 6-vjeçar.
Policia arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm dy persona të moshës 25 dhe 28 vjeç.
Sipas policisë, autorët e rkimit janë Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda.
Pas disa orësh marrje në pyetje, raportohet se njëri prej tyre ka pranuar pejsëmarrjen në grabitjen që përfundoi në tragjedi.
Mësohet se ai u ka treguar hetuesve edhe vendin te lumi i Tiranës ku hodhën pistoletën pas krimit. pas disa orësh kërkime, polumbarët kanë gjetur armën
“Armën e kishim për t’i trembur. Nuk donim të vrisnim asnjë njeri. Patëm frikë se na kapi dhe qëlluam”, mësohet të ketë deklaruar ai para hetuesve./a.m.