Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie. Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie, ku mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.
Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri. Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale.
Një burim i tha “Shqiptarja.com” se mes personave që po mbahen në vëzhgim janë shtetas iranianë të mbëritur në Shqipëri falë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA,por dhe persona që predikojnë rymën e islamit radikal në vend. Shërbimet e inteligjencës shqiptarë kanë marrë një sërë masash, edhe në qytetin e Beratit, ku në datën 28 prill në orën 18:00 në ambjentet e pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, do zhvillohet një koncert, ku do performojë korri Sinodal i Moskës. Në këtë aktivitet mësohet se do jenë të pranishëm shumë përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë por edhe Patriarku i Moskës Kirill.
Gazeta “Shqipraja.com” mëson se kori Sinodal i Moskës do performojë dhe në dy koncerte të tjera që do zhvillohen në Tiranë në datën 29 prill dhe 30 prill në ambjentet e Katedrales Ortodoske. Të gjitha këto ambjente do jenë në monitorim të plotë dhe se gjatë kësaj jave, SHISH dhe specialistë të antiterrorit po monitorojnë ambjentet me dedektor, me qëllim evidentimin e çdo mjeti plasës në zonë. Nga ana tjetër siguria personale e Patriarkut Rus, mësohet se do garantohet drejtpërdrejt nga njësia e tij Ruse, që do vijë në Shqipëri posaçërisht për të.
Kjo njësi do përqëndrohen në hotelin ku do akomodohet Kirill por elemetë të saj, do shoqërojnë Patriarkun edhe gjatë vizitave të ndryshme që do bëjë me krerët më të lartë të shtetit dhe komunitetit fetar në Shqipëri. Duhet theksuar se Patriarku Rus Kirill vjen për herë të parë në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. Lajmi për vizitën e kreut të kishës ortodokse ruse në Shqipëri është bërë i ditur nga vetë Kisha ruse, e cila ka shtuar se mes Partiarkut Kirill dhe kryepeshkopit Janullatos, egziston një miqësi gati 50 vjeçare të cilën e kanë ruajtur dhe e kanë forcuar gjithmonë edhe më shumë. Për vizitën në Shqipëri, gjatë një pritjeje në ministrinë e jashtme ruse me rastin e Pashkëve, ka folur edhe vet Kirill, i cili është shprehur se shpresonte që kjo vizitë të zhvillohej në fund të muajit prill shkruan Shqiptarja.
Ska nevoje per tu blinduar Tirana! Mire se te vije.