Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë. Në vitin 1962 Regjimenti i Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trejnim.
Në vitet ’70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15.
Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28.
Por sot aviacioni shqiptar ka mbetur një kujtim i së kaluarës së dikurshme, ndërkohë që qiejt shqiptar përshkohen nga avionë të vendeve të ndyshme të botës dhe disa helikopterë ushtarakë që janë në përdorim nga Forcat e Armatosura. Aerodromet e dikurshme sot flenë gjumë dhe po ashtu edhe dhjetëra avionë, të cilët nuk kanë ma asnjë vlerë por janë vetëm pjesë e krenarisë së dikurshme./Mapo
ma.me