• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FSHF letër Kuvendit dhe Policisë: Të dënohet deputeti Erjon Braçe!

by Java News
25/04/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr nota të tjera përplasja mes FSHF-së me deputetin Erjon Braçe. Një ditë më pare, FSHF publikoi në faqen e vet zyrtare një deklaratë të Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, duke u identifikuar me “bluzat e zeza”, ndërsa sot i kërkon Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë të dënojë ligjvënësin e majtë, që paska thyer ligjet, duke goditur me çakmak nga tribuna e “Selman Stermasit” arbitrin Andi Koçi. Ankesa është depozituar edhe në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit.

“Marrim shkas nga ngjarja e ditës së hënë datë 23.04.2018, kur deputeti socialist z.Erion Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.

Së pari, veprime të tilla antisportive, vijnë në kundërshtim me parimet e përgjithshme të etikës të parashikuara nga Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk e bëjnë deputetin një model për qytetarët dhe nuk nxisin zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes për të rinjtë.

Së dyti, çakmaku përbën një send të palejuar në mjediset sportive sipas nenit 49 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” dhe konform nenit 55 të këtij ligji, shkelja e dispozitës së sipërcituar përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë e cila vendoset nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë komisariatit të policisë vendore.

Federata Shqiptare e Futbollit, si organi kompetent për organizimin e sportit të futbollit në vend, ka për detyrë të marrë masa për parandalimin e dhunës duke promovuar sportin e pastër dhe tolerancën.

Në këtë kuptim sjellja e deputetit është publikisht e dënueshme dhe kërkojmë të mbahet parasysh nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kuadër të vlerësimit të plotë të standardeve etike të miratuara dhe për ndikimin që këto standarde kanë pasur në punën politike të deputetit.

Rasti i deputetit Braçe nuk është i izoluar, kujtojmë se edhe në të shkuarën, deputetë të të gjitha forcave politike kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, duke i kthyer ato në “kredit” politik. Bazuar në sa më sipër, kërkojmë nga Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe. Me konsideratë; Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku”, thuhet ne kërkesen e FSHF për Kuvendin për të dënuar Erjon Braçen.

ma.me

Next Post
“I djeguri” i parë i Vettingut, kush është Fatos Lulo, vendimet më të përfolura të tij

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikon vendimin për gjyqtarin Fatos Lulo: S'provoi si i bëri 48 milionë lekë pasuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In