Një grua nga Elbasani ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kotodesh, ku 56 vjeçarja L.G., ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar pesticide.
Menjëherë pas kësaj 56- vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar këtë grua të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për vlerësim.
a.ç