Kryeministri Edi Rama ka nisur viziten zyrtare në Bundestag, duke u pritur në një takim nga Presidenti i Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble.
Videon e mberritjes së tij në Bundestag dhe takimin me presidentin, Rama ka preferuar ta ndajë me gjithe ndjekesit e tij në rrjetin social Facebook.
Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Europian.
Në Bundestag është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm i cili drejtohet nga Gunther Krichbaum.
Çelja e negociatave është edhe tema kryesore e takimit që do të zhvillojë pasdite me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë dy ditë në Gjermani. /a.ç