Eduard Selami, dha një deklaratë të fortë një ditë më parë kur tha se “droga nuk është problem i sotëm, por ka qenë edhe në kohën e qeverisjes së djathtë”. Po ashtu, ai akuzoi Bashën për marrjen peng të Partisë Demokratike.
Por një ditë më pas ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka. Edhe pse nuk i përmend emrin, ai nënkupton deklaratat e Selamit.
“Sot na thone se qenkemi njesoj me Ramen, madje “per punet e keqija” qenkemi bashke… Sa here Rama eshte ne dite te zeze “cuditerisht” dalin nga hici keta. Nderkohe demokratet e thjeshte, ata qe i kane votuar, qe vetem kane sakrifikuar e kurre perfituar, jane aty e shohin…”, shkruan Paloka.
Reagimi i plotë:
Kater vite ne Parlament, asnje fjale kunder Rames. Demokratet emrin ju a degjonin sa here qe Rama kercenonte se i kishte votat edhe te disa deputeteve demokrate per te miratuar cdo gje ne Parlament edhe ne se PD ishte kunder.
Sot na thone se qenkemi njesoj me Ramen, madje “per punet e keqija” qenkemi bashke…
Sa here Rama eshte ne dite te zeze “cuditerisht” dalin nga hici keta.
Nderkohe demokratet e thjeshte, ata qe i kane votuar, qe vetem kane sakrifikuar e kurre perfituar, jane aty e shohin…
Prit kur te shohim ndonje lajm tani qe nje tjeter ish-deputet i PD fitoi garen per ne OKB.
Faleminderit Edvin…
/a.m.