• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Dialogu me Serbinë i vështirë, por nuk kemi rrugë tjetër

by Java News
25/04/2018 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të sjellë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE” organizuar nga Grupi për Dokumentime dhe Hulumtime, Thaçi shprehu besimin se edhe anëtarësimi në Bashkimin Eeropian  është i mundshëm.

“Ne ballafaqohemi me 5 vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ato janë vende mike të Kosovës sepse e kanë përshëndetur Pakon e Ahtisarit mbi të cilën edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Edhe në raport me Rusinë, do të ishte me interes jetik, por edhe për Serbinë, njohja e Rusisë për Kosovën. Një gjë e tillë do ta lironte nga barra e padrejtë e mitit të padrejtë për Kosovën”, deklaroi presidenti.

Presidenti theksoi se BE-ja nuk e pranon as Kosovën e as Serbinë, pa i zgjidhur çështjet mes vete.

“E di se dialogu do të jetë shumë i vështirë për Kosovën, por në të njëjtën kohë jam i bindur se është rruga e vetme për të ecur përpara. Po dua të theksoj se politika e Kosovës ka nevojë për reformë të thellë, por kjo varet nga partitë politike. Falënderoj edhe shoqërinë civile për kontributin që jep. Roli i mediave do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm. Është fat se në Kosovë mediat i kemi më mirë se në rajon”, tha Thaçi.

a.ç

Next Post
Ish-Presidenti Nishani: Mbështes Berishën, por PD-në e ka Basha

Nishani: Makutëria në tendera dhe faji i opozitës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com