Një gjykatë italiane ka dhënë ditën e sotme dënimet për 15 të arrestuar gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Daku”, i cili u zhvillua në vitin 2012 në Itali. Për 12 nga shqiptarët e arrestuar, 2 italianë dhe një shtetas rumun, gjykata ka dhënë një dënim prej 110 vitesh burg në total dhe 537 mijë euro gjoba.
Dënimet më të rënda janë dhënë për dy shqiptarë të moshës 32 vjeçare, për të cilët gjykata ka dhënë 15 vite burg dhe gjobë prej 110 mijë euro për secilin. Ndëshkimet e dhëna nga gjykata italiane për të arrestuarit e tjerë, varjojnë nga 8 muaj deri në 10 vite.
Operacioni Daku i cili u zhvillua nga viti 2011 deri në 2012 u përmbyll me arrestimin e 33 personave, u shkatërrua një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe italianë, të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Në aksionin e policisë italiane u kapën 750 kilogramë kanabis si dhe 5 kokainë. Operacioni filloi pasi një biznesmeni italian ju kapën 50 gram kokainë. Pasi u identifikua personi që ja kishte shitur, policia italiane arriti të zbulonte rrugën e trafikimit të drogës, duke arritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Nga Gjirokastra më pas droga transportohej në Itali.