Në takimin e zhviluar me qytetarët në Lushnje gjatë fundjavës, kryeministri Rama u përball LIVE me ankesën e një elektriçisti të papunë.
Ai tha se kishte vende të lira por nuk e merrnin në punë. Ndërkohë, kryeministri i premtoi se brenda 24 orësh mund t’i gjejë punë, por jo në shtet.
Por, çfarë ndodhi me elektriçistin nga Lushnja? Kryeministri Rama ka publikuar një video./a.m.