Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka marrë vëmendje të madhe nga publiku që kur filloi punën si prezantuese në një spektakël kërcimi. Dasma e saj me aktorin turk Tolgan u komentua si një ndër më të bukurat dhe romantiket, por ajo ka treguar se javën e kaluar është bërë xheloze nga një puthje.
E sqaroi se ka qenë keqkuptim në intervistën në Xing me Ermalin duke thënë: “Kjo ndodhi javën e kaluar. Mbarova “Dancing” dhe shkova në hotel. I shkruajta Tolgës që po fle se jam shumë e lodhur. U zgjova në mëngjes dhe sa hapa Instagramin të gjithë më kishin çuar këtë foto, më kishin bombarduar me mesazhe.
E mora Tolgën në telefon dhe ai më paralajmëroi mos të tronditesha kur t’i hapja lajmet se është budallik. Unë nuk i ktheva përgjigje dhe e kuptoi që i kisha parë. Menjëherë më dërgoi videon dhe vetëm kur shoh unë që ajo ishte një grua e moshuar.”