• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarja e kryesisë së PD: Eshtë mbyllur “epoka e Berisha” dhe ka filluar ‘epoka Basha”?! Oinjorancë në piedestal”

by Java News
22/04/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si kryedemokrati Lulzim Basha ka uzurpuar forcën politike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo i ka kujtuar liderit të demokratëve se ka qenë 8 vjet ministër dhe 4 vite kryetar bashkie në institucionet më të vlerësuara monetarisht. Duke i kujtuar detyrën, demokratja i drejton e revoltuar edhe pyetjen  “PD-në ta la nëna apo baba?” duke pasur në fokus mënyrën se si ai po spastron partinë nga zërat ndryshe.

Postimi i plotë

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”……dhe Basha po bëka partinë e tij…

O injorancë në piedestal….!

Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit….

Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:

Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës…???

Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?

Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës…

Plus:

Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?

Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?

Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë….

Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës…

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër….jashtë sektorit (le ta themi butë…)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi….

Dhe për ta mbyllur:

Po pse, Lulzim Basha, 8 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar….?

Uuu….harrova…e ndihmon dhe Rama…

Next Post
VIDEO/ Jetonin në varfëri ekstreme, ministrja Manastirliu i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Sharka

VIDEO/ Jetonin në varfëri ekstreme, ministrja Manastirliu i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Sharka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com