Aksi Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar pas rrëshqitjeve të dherave në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
Fatmirësisht në momentet e shkëputjes së masiveve nuk ka pasur mjete në rrugë duke shmangur kështu dëmet njerëzore.
Pas bllokimit të rrugës, janë krijuar probleme në qarkullim. Nga të dy anët e rrugës janë krijuar rradhë kilometrike mjetesh./a.m.