• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërcënim” me eksod drejt BE? Rama: Nëse nuk hapen negociatat njerëzit do duan të ikin

by A R
21/04/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, ‘Sueddeutsche Zeitung’ kryeministri Edi Rama ka folur për rekomandimin për hapjen e negociatave, deklaratat e Presidentit francez për zgjerimin, Angela Merkel dhe Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri shqiptar nuk bën asnjë kritikë në drejtim të Emmanuel Macron për dekalratën e tij se BE duhet të reformohet para se të zgjerohet, ndërsa shtron pyetjen “Përse duhet të bëhem i keq me presidentin Macron? Ndoshta për shkak se ai e eklipsoi lajmin më të mirë për Shqipërinë prej kohësh?” shkruan Shqiptarja. E ndërsa shprehet se ka deputetë të CDU që nuk e duan hapjen e negociatave me Shqipërinë, ai shton se nëse do të ishte vetëm për Angela Merkel nuk do të kishte asnjë dyshim, duke e cilësuar si partizane të zgjerimit të BE-së. Pas pak ditësh Rama do të vizitojë Berlinin ku do te takohet me Merkel.

Ashtu sikur deklaroi edhe në konferencën me Mogherinin pas marrjes së rekomandimit, Rama tha se nuk po trokasim në derën e BE-së për t’u bashkuar nesër, thjesht duam të ulemi në tryezën e negociatave. Por çfarë ndodh nëse nuk hapen negociatat në qershor? Kryeministri shqiptar ‘kërcënon’ me fluks emigrantësh duke thënë se nëse perspektiva e BE-së është e errët, njerëzit do të duan të largohen nga vendi.

“Ne nuk po trokasim në derën e BE-së për t’u bashkuar nesër, thjesht duam të ulemi në tryezën e negociatave. Rekomandimi i Komisionit nuk është një dhuratë, nuk është lëmoshë, bazohet në arritjet tona. Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen.

Nëse fillojmë negociatat, është një injeksion i fortë i shpresës dhe një perspektivë e qartë për të gjithë.  Nuk është vetëm çështje për t’u bërë pjesë e BE-së, është në interes të vetë BE-së që të integrojë Ballkanin Perëndimor, një rajon që qëndron në zemër të Evropës. Ne e dimë se çfarë do të thotë luftë, ne e dimë shkatërrimin që vjen kur nuk zgjedh paqen dhe bashkëpunimin”, tha Rama.

 

Next Post
Sherr për pronën në Laç, vëllai qëllon vëllain me çifte

Grabisnin naftë në mjetet e TAP, roja plagos njërin prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In