Policia e Durrësit ka zbuluar motivin e shkrumbimit të makinës së drejtorit të Bashkisë në qytetin brengdetar. Sipas tyre, “nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme”.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës, ku në lagjen Nr.4 është djegur automjeti tip BMW X5, në pronësi të shtetasit A.G. ju informojmë se: Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrëfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësia e pasme ka ngel takuar” thuhet në njoftimin zyrtar./a.m.