• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Veliu në Asamblenë e SEPCA, fokusi te fenomenet kriminale në Ballkan

by A R
20/04/2018 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore (Southeast Europe Police Chiefs Association – SEPCA), të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.

Në këtë event ishin të pranishëm drejtuesit e Policive të rajonit si dhe Koordinatorët kombëtarë të vendeve anëtare të SEPCA-s. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të EUROPOL-it, IOM-it, Departamentit për Sigurinë Publike në Itali, IPA-s, Sekretariatit të IISG-së, si edhe organizatave të tjera.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski vlerësoi kontributin e rëndësishëm të SEPCA-s, për rritjen e parametrave dhe standardeve të sigurisë në gjithë rajonin që përfshin vendet e Evropës Juglindore. Pjesëmarrësit në Asamble diskutuan mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të SEPCA-s dhe strukturave të EUROPOL-it, me qëllim përgatitjen në të ardhmen, të dokumentit strategjik të SEPCA-s të quajtur ‘Sistemi i Menaxhimit të Informacionit’ (Management Information System – MIS).

Përfaqësuesi i EUROPOL-it prezantoi raportin e përgatitur nga EUROPOL-i, mbi disa nga fenomenet kryesore kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe sigurinë publike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishmit vlerësuan gjithashtu shkëmbimin shumë të mirë të informacionit, që ekziston mes të gjithë strukturave policore, të cilat janë anëtare dhe përfaqësohen në SEPCA, si dhe mbi mundësitë për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit policor rajonal në të ardhmen, në kuadër të kësaj nisme.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pati një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë për Sigurinë Publike të Maqedonisë, Lazo Velkovski. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftës kundër terrorizmit, etj./a.m.

Next Post
Vrasja e 28-vjeçarit, ku dyshon policia, lidhja me krimin e babait të Marios

Vrasja e Majollarit, i dyshuari Gjuzi nuk pranon të flasë në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In