Cristiano Ronaldo e barazoi rekordin e tij personal duke shënuar në 12-të ndeshje rresht me Real Madridin të mërkurën, dhe tani mund ta thyej këtë rekord nëse realizon ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve javën që vjen, transmeton KTV.
Realizimi në minutat e fundit nga Ronaldo në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao, do të thotë se ai ka shënuar 22 gola në La Liga dhe në “Champions” gjatë kësaj periudhe.
Ronaldo ka shënuar poashtu 15 gola në të 10-të ndeshjet e Ligës së Kampionëve me madrilenët. (b.an)