TIRANE– Ashtu si ishte llogaritur shefja e jashtme e BE-se ka mberritur ne Tirane.
Keshtu, pasi ka shpallur lajmin e mirë për Shqipërinë, ku Komisionin Europian vendosi rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në, shefja për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini, ka mbërritur në Tiranë ne oret e vona te dites.
Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë menjehere ditën e nesërme.
Kështu, paraditen e së mërkurës në orën 11:00, Mogherini do të zhvillojë takimin zyrtar me kryeministrin Rama, e më pas do ketë edhe një konferencë për shtyp.
Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme do të ketë takime edhe me Presidentin, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. (Balkanweb)