• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati /Deputetët përplasen për raportin, Alibeaj: Mëshirë! Spiropali:Meritë!

by Java News
17/04/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Rekomandimi i pakushtëzuar i KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, është bërë objekt diskutimi sot në emisionin ‘Studio e Hapur’. Që në nisje të emisionit deputetja socialiste Elisa Spiropali u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse do i ndanin meritat për këtë arritje mes opozitës dhe maxhoranës, ndërsa socialistja tha se kjo ishte meritë e qeverisë. Sipas saj opozita nuk kishte bërë asgjë dhe se strategjia e saj ka qenë destruktive. Kaq mjaftoi që të ndërhynte deputeti i PD-së Enkelejd Alibeja. Ai tha se çelja e negociatave sot nuk është meritë, por mëshirë.

“Jemi të gatshëm të ndajmë arritjet, sfidat dhe përgjegjësitë për këtë arritje. Ne e kemi patur një marrëdhënie jo të lehtë me Europën. Besojmë që kjo thyerje e këtij ngërçi psikologjik është një arritje reale, konkrete e reformave të ndërmarra nga kjo qeveri. A ka bërë opozita detyrën dhe është munduar që përmes të gjitha mjeteve ta shtyjë këtë datë, kjo nuk është dita për tu diskutuar. Në gjithë strategjinë opozitare, nga çadra te çizmet, nga pengimi i Vettingut, të gjitha këto kanë qenë destruktive që nuk i kanë shërbyer procesit. Llogarit i kanë bërë gabim”

 

Ndërkohë Alibeaj vijoi me linjën e tij se vendimi u dha për mëshirë. “Këta janë ata që kanë bërë gjithçka për të arritur në këtë ditë të lumtur, por kjo pala tjetër çfarë ka bërë? Po jap konkluzionin që në fillim. A është ky një moment i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? A është një gjë e mirë?

Sigurisht që është një gjë e mirë, pasi kjo pjesë e europës jo ballkanike ka dëshirën që të përfshijë këtë pjesë ballkanike. Por pse? A është meritë apo mëshirë? A mos po e bëjnë këtë për shkak të frikës nga lufta? Juncer e tha sot që po i çelim negociatat se nuk duam të rrezikojmë një luftë në Ballkan. Edhe Rama e tha me batutë që po nuk na e çeli rrugën Europa, rrugën e kemi të hapur me Rusinë dhe Kinën.

Sot kemi një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm të zgjedhur vetëm nga një anë, kemi një republikë ku Saimir Tahiri mbështetet nga qeveria. Kemi një republikë ku vëllai i kryeministrit është koka e trafikut të kokainës, ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali”, tha ai.

(Balkanweb)

Next Post
VIDEO/ Hapja e negociatave: Himni i Flamurit, në një variant të ri shumë krenar

VIDEO/ Hapja e negociatave: Himni i Flamurit, në një variant të ri shumë krenar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In