Një aksident ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë ku një furgon policie dhe një automjet tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar një polic dhe drejtuesi i Benzit, por pa pasoja serioze, raporton gazetari i “Panorama”. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.