• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk ndëshkohet korrupsioni në universitetet publike?

by Artur Ajazi
15/04/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  ARTUR  AJAZI

Jo në pak raste vitet e fundit, korrupsioni në universitete publike, ka qenë objekt i punës së  organeve të hetimit dhe  mediave pas denoncimeve nga studentë, pedagogë, strukturat e shtetit, dhe segmente të tjera të shoqërisë civile. Por megjithë përpjekjet e shumta për ta  denoncuar, hetuar dhe gjykuar , duket se korrupsioni deri tani ka dalë  “fitimtar” ndaj organeve të  hetimit, duke sfiduar  ligjin edhe  në universitetet publike.

Pothuajse në të gjitha universitetet publike, konstatohet  rritje e rasteve dhe denoncimeve që kanë për objekt “korrupsionin dhe shkeljet ligjore”, por më e keqja qëndron në faktin se në vitet e fundit, dosjet e hetimeve janë mbajtur të mbyllura nga organi akuzës. Një prej universiteteve publike të përfolura shpesh në opinionin publik dhe media për rastet e shpeshta të korrupsionit, mbetet edhe ai i Elbasanit.

Konkretisht, duke u ndalur  në këtë universitet, (dhe jo vetëm tek ai) vitet e fundit  vërehet  rritje e  fenomenit të korrupsionit, duke e kthyer në diçka normale, si një rit që studenti duhet ta zbatojë, mëson apo nuk mëson, sepse ndryshe ndëshkohet nga pedagogu lëndës. Burimet nga Krimi Ekonomik flasin për mbi 84 pedagogë  të hetuar në 4 vitet e fundit, por veç ndonjë rasti “sporadik”  që është përjashtuar nga ai institucion, pjesa tjetër ka arritur të “fitojë lirinë”, duke u rikthyer sërish në vendin e punës, dhe duke vazhduar  të marrë para në këmbim të notës.

Muajt e fundit rastet e denoncimit të aferave korruptive për të marrë notën kaluese në rradhët e studentëve  janë shtuar, dhe megjithëse nën zë, ato duket se kanë mbërritur në organin e akuzës  apo redaksi gazetash. Konkretisht, në disa prej fakulteteve në universitetin e Elbasanit, ka vite që  pedagogë të veçantë përgojohen dhe denoncohen, për afera korruptive, pasi e kanë kthyer në biznes misionin e tyre  akademik.

Ka shumë prej tyre të arrestuar apo dhe të rikthyer sërish në detyrë, dhe që mbetet një skandal më vehte . Sekserët  janë “të punësuarit” e tyre, dhe që me mburrje deklarojnë se “nuk merr provim pa votuar”. Ky fenomen kaq negativ, u  konstatua edhe gjatë sezonit të provimeve që sapo kaloi  ku nuk munguan studentët që dhanë provimet duke paguar  sekserët, apo në raste të veçanta direkt pedagogun e lëndës.

Korrupsioni periodikisht është ngritur në sistem, pra funksionon një rrjet sekserësh, që lidhen me pedagogët, por lidhjet e tyre nuk mungojnë  edhe me persona të tjerë të jashtëm. Problemin në fjalë, pra rritjen e shkallës së korrupsionit, dhe denoncimet e studentëve, e dinë mjaft mirë  prej vitesh edhe drejtuesit e atij universiteti si dhe Prokuroria, e cila ka dhjetra prej tyre të hetuar dhe përgjuar, dhe asnjë të dënuar. Në organin e akuzës Elbasan, janë  regjistruar dhjetra  denoncime ndaj pedagogëve, aq sa  Prokuroria e Elbasanit, në vitin 2015 u detyrua  të ngrejë një grup hetimor dhe të nisë përgjimet e celularëve të pedagogëve të akuzuar.

Ndërkohë ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë Përgjithshme, si dhe vizitat e shpeshta të saj në Elbasan, ka detyruar organin e hetimit atje të rihapë dosjet e vjetra, mes tyre edhe ato të universitetit. Megjithëse sekret nga hetuesit, mësohet se janë disa pedagogë  dhe zyrtarë të UE, që akuzohen për afera korruptive, marrje rryshfeti nga studentë, të afërm dhe familiaret e tyre, dhe sjellje harbute ndaj vartësve dhe studentëve.

Madje në Prokurori janë depozituar edhe  regjistrime audio  nga viktimat e pedagogeve dhe  ndonjë dekani, duke u dhënë paratë  në lokale, zyra e ambiente të tjera jashtë universitetit. Korrupsioni  në universitetet tona publike  ka vite që është konvertuar në sistem, aq sa  thuhet se “ ka pedagogë që në qoftë se nuk marrin gjobën e çdo provimi, jo vetëm të ngelin për vitin tjetër, por  nuk ke shans ta marrësh kurrë provimin”.Situata në universitetin e Elbasanit, dhe jo vetëm atje,  mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga strukturat e shtetit, por edhe diskreditimin  nga opinioni  publik. Marrja e pedagogëve  të veçantë me afera korruptive, duket se ja ka prishur imazhin universitetit të qyteti me tradita në fushën e arsimit.

Deri tani  prokurorët, ( gjithmonë me urdhër nga lart) kanë qenë të detyruar  të mbyllin dosje dhe hetime, si pasojë e nderhyrjeve dhe presioneve nga politika, por  rifreskimi që ka bërë kohët e fundit Arta Marku  i ka detyruar ata të rihapin çdo dosje të fshehur nga ata që kanë drejtuar organin e akuzës në Elbasan.

Universiteti i Elbasanit,(dhe jo vetëm ai) ka nevojë urgjente për  reforma rradikale, për largimin njëherë e mirë të pedagogeve  të korruptuar, të pedagogëve me dosje në Prokurori, që po majmen  duke zhvatur studentët,  duke hapur  biznese dhe duke nxjerrë  breza mediokërish  nga auditoret. Universiteti i Elbasanit, i këtij qyteti me tradita në fushën e arsimit dhe  kulturës, meriton  një vëmëndje më të madhe nga strukturat eprore  por mbetet njëherazi edhe një detyrim i organeve hetimore të diskreditojnë  dhe dënojnë zhvatësit e  parave të studenteve,  dhe matrapazët e vlerave themelore të institucionit të arsimit të lartë.

Next Post
Angli, 46-vjeçari shqiptar përdhunon 15-vjeçaren angleze

I akuzuari bie vetë brenda, pasi kërkoi ADN

Comments 1

  1. Ismaili Kavaje says:
    9 years ago

    o zoteri shume mire ke bere qe ke shkruar, sepse ne pergjithesi universitetet jane llum kafeje.
    per vehten time kam patur vajzen tek infermjeria e universitetit elbasanit, kam paguar cdo provim 150 deri 200 euro. skender topi rektori sotem atje, donte 500 euro per provim. atje ne universitetin e elbasanit nuk ka pedagog pa biznes, pa 2-3 shtepi, llum kafeje por ministria arsimit duket se merr 25 per qindeshin dhe e ka lene ate muhabet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In