Një grua u vetëvra ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, ne fshatin Rrajcë të Prrenjasit.
Gruaja me inicialet Xh.R, 62 vjeçe është gjetur e vetëvarur pa shenja jete në kasollen e bagëtive.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.