Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me sulmet ajrore që ndodhën mëngjesin e së shtunës në Siri nga koalicioni i forcave të SHBA-së, Britanisë dhe Francës.
Stoltenberg ka thënë se mbështet veprimet e ndërmarra.
“Kjo do ta zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike. NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, thuhet se NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike.
“Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e NATO-s.
SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri. Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor. Sulmi vjen pas sulmit të dyshuar kimik në Siri./a.m.
NATO eshte pakt ushrarak agresiv.C,pune kane ata me Asadin e Sirise te zgjedhur me vote demokratike..Jam kunder SHBA,se se Trampit,kunder Tereza Mai( budallacke) sigurisht edhe kunder Macron.Secili e di vet se c,ben ne shtepine e tij.Duan te testojne armet e tyre kimike dhebte thone e beri Asadi.
Per mua Tereza Mai dhe inteligencia britanike e ka bere gjoja helmimin per te dobesuar Rusine ,por per te fshehur te verteten e madhe te krizes angleze me kryeidioten.(shihi fytyren e s,ka nevoje per coment.Shkencerisht,njerezit me deformacione fytyre,jane me deformacione mendore).