Lëvizja ANO e kryeministrit çek, Andrej Babis njoftoi se nuk do të negocionte me partinë e ekstremit të djathtë, SPD, për të siguruar mbështetjen e saj për formimin e qeverisë së re dhe për t’i dhënë fund krizës politike në Republikën Çeke.
Nga ana tjetër, ANO e cila zotëron pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit 78 vende, nga 200 që numëron Parlamenti, tha se do të riniste bisedimet me social-demokratët e CSSD-së. ‘’Drejtuesit e ANO-së kanë autorizuar ekipin e negociatorëve për të rinisur bisedimet me CSSD’’, u shpreh Babis.
‘’Nëse ANO dëshiron të rinisë bisedimet me CSSD, ne do të jemi të kënaqur të dëgjojmë idetë e tyre. CSSD është gjithnjë e hapur për bisedime serioze në interes të vendit dhe popullit’’, pohoi në Tëitter, lideri i kësaj partie, Jan Hamacek. Kreu i qeverisë nuk sqaroi arsyen përse ai nuk ishte pro idesë së bisedimeve me SPD-në, përgatiti Koha. (b.an)