• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aparatura të reja për spitalin e Durrësit, Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale!

by Java News
13/04/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sterilizimi edhe në Durrës, ulen infeksionet spitalore. Manastirliu prezanton projektin, nis investimi edhe për rehabilitimin e Pediatrisë

Durrës, 13 Prill – Spitali i Durrësit është pajisur me mamografi të re, grafi e fluoroskopi, grafi të lëvizshme dhe një sërë aparaturash të reja biomjekësore me vlerë 780 mijë euro që pasurojnë flotën e aparaturave të këtij spitali dhe garantojnë standart të lartë për ekzaminimet për qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin rajonal të Durrësit ku deklaroi se jo vetëm ky spital por të gjithë spitalet rajonale do të ketë këtë vit investime të rëndësishme. “Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milion euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe tek centrali i ri i sterilizimit, një investim 1.2 milion euro që ka sjellë një standart të ri të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikalë. Kirurgët u shprehën se me nisjen e këtij programi janë reduktuar infeksionet spitalore, kryesisht ato post-operatore, ndërsa Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim do të shtrihet në të gjithë spitalet e vendit. “Sterilizimi dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë kanë sjellë një epokë të re në kirurgjinë shqiptare, duke krijuar një standart të lartë të ofrimit të shërbimit dhe duke rritur sigurinë për pacientët me uljen e infeksioneve spitalore. Ky cetral do të shërbejë për 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit që kryhen në spitalin e Durrësit dhe spitalet e Krujës dhe Kavajës”, tha Manastirliu.

Ministrja lajmëroi gjithashtu nisjen e investimit për rehabilitimin e Pediatrisë. “Investimet në spitalin Rajonal Durrës këtë vit zgjerohen edhe me ndërhyrjen në infrastrukturë. Pas shumë vitesh, Pediatria e Spitalit të Durrësit do ti nënshtrohet rehabilitimit të plotë”, tha Manastirliu.

Investimi me vlerë 262 milion lekë që nis këtë vit në Pediatri, do të mundësojë edhe krijimin e ambjenteve të reja për spitalin e fëmijëve. Ministrja Manastirliu deklaroi nga Durrësi se ky është viti i investimeve për fuqizimin e spitaleve rajonale për të ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

Next Post
Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, mjeti bie në kanal, 3 të vdekur

Aksidenti me 3 viktima, ekspertiza: Udhëtonin me 150 km/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com