Rusia “dorëzohet” në Siri, tërheq luftanijet.Njëmbëdhjetë anije luftarake ruse të ankoruara në bazën ushtarake të Tartus në Siri në ndihmë të forcave të regjimit të Bashar Al Assad raportohet se janë larguar nga pozicioni i tyre.Mediat izraelite raportojnë, duke iu referuar pamjeve satelitore, se 11 anijet luftarake nuk janë më të ankoruara në portin e bazës ushtarake të Tartus.
Largimi i luftanijeve ruse vjen pas deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili paralajmëronte Rusinë të mërkurën që të përgatitej pasi SHBA do të bombardonte bazat ushtarake, transmeton TCH.
Donald Trump e përdori Tëitter-n të mërkurën për të paralajmëruar se një sulm raketash në Siri është i afërt, disa orë pasi Kremlini u zotua për të shuar çdo raketë ndaj regjimit të Asadit si hakmarrje për mizoritë e gazit helmues të javës së kaluar në periferi të Doumës.
Trump ndoqi një postim të dytë Twitter, duke pretenduar se raporti i Amerikës me Moskën nuk ka qenë kurrë më i keq.“Marrëdhënia jonë me Rusinë është më i keqi tani sesa ka qenë ndonjëherë, dhe kjo përfshin Luftën e Ftohtë”, shkroi në Twitter.Ndërkohë, pas kërcënimit të Trump ka ardhur edhe reagimi nga presidenti rus.
Vladimir Putin ka shprehur shpresën se “mendimi praktik” përfundimisht do të mbizotërojë në botën moderne, e cila është duke u bërë “më kaotike”.Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Putin ka thënë se “situata aktuale ndërkombëtare është shumë shqetësuese”.“Gjendja e çështjeve botërore po sjell vetëm shqetësime, situata në botë po bëhet më kaotike”, citohet të ketë thënë Putin të mërkurën, gjatë një ceremonie të pritjes së ambasadorëve në Rusi. (b.an)