Erdogani propozohet të shpallet “Qytetar Nderi” i Novi Pazarit.
Klubi i deputetëve i Partisë se Drejtësisë dhe Pajtimit Muamer Zukorliq kanë propozuar që me rastin e 20 prillit, Ditës së Qytetit të Novi Pazarit që pllakati “Qytetar Nderi” dhe “Çelësi i Artë” sivjet t’i jepet kryetarit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, transmeton Koha.net.
Në arsyetimin e kësaj partie që e ka publikuar portali i Beogradit “Kurir” thuhet se Erdogan dy herë ka vizituar Novi Pazarin, një herë si kryeministër në vitin 2010 dhe vjet si kryetar i Turqisë.
Shtohet se këto vizita kanë ndikuar në përmirësimin e pozitës së përgjithshme të boshnjakëve që bëjnë shumicën e popullatës së Novi Pazarit. (b.an)