Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie. Viktima është Mario Majollari 28 -vjeç.
Burime për Report Tv pohojnë se viktima ishte në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që një makinë në lëvizje e ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos postblloqeve, burime për Report Tv thonë se blutë janë vendosur në ndjekje të një makine, ku dyshohet se janë autorët, e cila është larguar në drejtim të Dajtit.
Ndërkohë që janë marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në zonë dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Vrasja e sotme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjes të fundit që kanë ndodhur në kryeqytet. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla, ndërsa autorët u arrestuan.
ma.me