Ervin Salianji është një ndër fytyrat më të rinj brenda partisë Demokratike, dhe për çudinë e të gjithëve ai i ngjiti shkallët e politikës shumë më shpejt se çdo demokrat i “vjetër”. Pas spostimit të disa figurave themelore brenda PD-së si Topalli, Bregu, Patozi etj, Salianji mori pozita të rëndësishme dhe karrierë. Ai është deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur më 25 qershor 2017 në Tiranë.
Por sa i pasur është Ervin Salianji?
Ervin Salianji deklaron mbi 7 llogari bankare me vlera që variojnë nga 10 milionë lekë të vjetra, në 60 mijë euro. Gjithashtu ai deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 106 metër katrorë në Tiranë, të shkëmbyer me një apartament 253 metra katrorë në Durrës, si edhe një makinë “Benz” me vlerë 10 mijë euro, raporton albeu.com.
Pasuria:
Apartament banimi me sipërfaqe 106 m2, në Tiranë, shkëmbyer me sipërfaqe apartamenti 253 m2, në Durrës.
Depozitë në BKT, 1 060 068 lekë, të ardhura nga paga në Bashkinë e Tiranës dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 7 460 euro, të ardhura nga kontribute familjare dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 60 mijë euro, krijuar nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Llogari rrjedhëse në BKT, 22 mijë euro, të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Kartë krediti në BKT, 579 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 12 988 euro të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 243 660 lekë të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Makinë Mercedez Benz, 10 mijë euro, burimi nga të ardhurat familjare. (Albeu.com)
ma.me