“Duhet të na kërkoni falje ne italianëve, pasi kemi paguar mbi 6,500 euro për t’ju kuruar.
Keni ardhur në Itali për të na vjedhur, tani duhet të ktheheni në vendin tuaj”.
Këto janë fjalët e drejtuara ndaj një 26-vjeçari shqiptar të shtruar në spitalin ‘San Matteo’ në Pavia, nga ana e eurodeputetit Angelo Ciocca.
Shtetasi shqiptari ishte përfshirë në një tentativë vjedhje, në të cilën mbeti i plagosur nga pronari i banesës në Casteggio.
Ciocca i dorëzoi shqiptarit një shumë parash që të përballojë shpenzimet e spitalit, shkruan ‘Ansa’.
“Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshëm, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur.
Duhet të falënderojë të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar për të mbuluar shpenzimet financiare.
Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë.
Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, është shprehur Ciocca për mediet italiane./a.m.