Shuplaka e radhës e marrë në Ligën e Ka mpioneve ka bërë të mendojnë realisht drejtuesit e Juventusit se tashmë ka ardhur koha për të revolucionuar klubin sepse edhe njëherë tjetër, përpara Realit të Madridit, por qoftë edhe skuadrave si Barcelona apo edhe Bajerni i Mynihut, “Zonja e Vjetër” duket e pafuqishme për t’i përballuar dhe për të realizuar ëndrrën e madhe, më shumë se 20-vjeçare për të fituar Ligën e Kampioneve.
Në një hetim të sajin, e përditshmja “Corriere dello Sport” është e bindur se këtë verë do të ketë shumë lëvizje në Torino, pasi duke parë kontratat aktuale dhe ofertat që ka për disa lojtarë apo edhe për disa të tjerë që nuk kanë bindur apo nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit, vetëm 10 emra janë të sigurt që do të jenë pjesë e grupit të sezoni 2018-2019. Ata janë portieri Shezni, veteranët Barzalji e Kielini, të cilët presin rinovimet, mbrojtësit De Shiljo e Benatia, mesfushorët Matuidi, Khedira e Pjaniç si dhe sulmuesit Kosta, Bernardeski e Higuain.
“BIG”-ët NË MËDYSHJE
Në ekip ka edhe lojtarë shumë të vlerësuar, por ofertat në drejtim të tyre bëjnë jo vetëm protagonistët, por edhe drejtuesit e klubit që të mendohen mbi të ardhmen e tyre. Emra si Dibala, mbi të gjithë, janë në mëdyshje për t’u konfirmuar sepse milionat që vërshojnë për të janë të shumtë dhe drejtori Marota me shokë po vlerësojnë shifrat.
Të tjerë emra të rëndë- sishëm për Juventusin, që mund të vendosin të largohen në fund janë lojtarë si Aleks Sandro (mbrojtësin e kërkojnë klubet e mëdha të Premier Ligës), Huan Kuadrado (Barça, PSG dhe Bajern në garë për të), Mario Manxukiç (klubet turke e mbulojnë me miliona) dhe Daniele Rugani (mbrojtësi kërkohet me ngulm nga Arsenali) janë në rrezik të madh për të qëndruar, pasi mund të sjellin në Torino miliona të shumtë për të bërë një fushatë të rëndë- sishme blerjesh këtë verë, ndaj gjithçka duhet vlerësuar mirë.
ME VALIXHE NË DUAR
Ndërkohë, me valixhe në duar janë të sigurt disa lojtarë, duke nisur nga kapiteni Bufon, i cili me goditjen që mori nga Reali tashmë duhet të largohet, por edhe Azamoah (akord me Interin) e Hëvedes që ka pasur pak minuta. Gjithashtu do përshëndesin Sturaro e Markizio, që kanë hedhur rrënjë prej kohësh në stolin e Juventusit dhe nuk e pranojnë më këtë situatë. /panorama
ma.me