Xhenuina Berisha, nënë e dy fëmijëve ka sot nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve, pasi po lufton për jetë a vdekje.
Prej 4 vitesh ajo është prekur nga një sëmundje e rëndë që quhet Endometrioza, ndërsa i është dashur të bëjë 8 ndërhyrje kirurgjikale. Por në pamundësi për të përballuar shpenzimet e mëdha për trajtimin, sot Xhenuina apelon për ndihmë.
“Unë quhem Xhenuina Berisha dhe desha të ndaj me ju një histori tepër të dhimbshme për mua. Unë vuaj nga një sëmundje që quhet Endometrioza. Kjo sëmundje ka nisur 4 vite me parë mbas shumë shtrimesh ne spital, analiza mjekime dhe dhimbje shumë të forta. Unë ju nënshtrova një laparaskopie qe nuk u diagnostikua sëmundja dhe mbas saj u krye ndërhyrja e dytë, ku mua mu hoqën mitra dhe vezoret sepse sëmundja i kishte shkatërruar dhe mbas atij operimi gjendja ime vazhdoi te ishte goxha e rendë. Sëmundja vazhdonte të zhvillohej dhe plaga u ça dhe ne këto 4 vite ne trupin tim janë kryer 8 ndërhyrje por pa sukses. Dhe përfundimi i gjithë kësaj vuajtje dhe rreziku për jetën ishte që ne Shqipëri kjo sëmundje dhe një ndërhyrje tjetër nuk mund te behet më dhe plaga ndërkohë vazhdon te jetë e hapur me gjithë përpjekjet që bën mjekët. Unë humbas shumë gjak nga plaga qe kam në bark dhe shpesh shtrohem në hematologji ku marr gjak. Mbas 4 vite luftë për ta mposhtur këtë sëmundje unë po drejtohem te ju që të lexoni këtë histori dhe do shikoni këto foto. Ju lutem më ndihmoni në anën financiare që unë ti drejtohem spitalit ne Milano të cilët marrin përsipër operimin dhe kurimin tim. Ju lutem dhe një herë të gjithë njerëzve që të më ndihmojnë me sa të munden qe dhe unë te jetoj dhe të rris dy vajzat e mia.
Ndihmën tuaj mund ta jepni ne këto dy numra llogarie bankare:
>>RAIFFEISEN BANK ALBANIA << 1.NUMRI I LLOGARISE NE LEKE: 2100952640 2.NUMRI I LLOGARISE NE EURO: AL26202112570000002100952640 3.SËIFT CODE: SGSBALTX >>CREDINS BANK<< 1.NUMRI I LLOGARISE:R000250726 2.IBAN: AL67212111880000000000250726 3.SËIFT CODE: CDISALTRXXX Në këto numra llogarie ju lutem të kontribuoni sado pak të mundeni për kurimin tim drejt Italisë. Këto jane disa foto te vuajtjes time nga kjo sëmundje dhe te gjendjes time: Ju lutem te gjithe miqve shperndajeni kete shkrim dhe te me ndihmoni sado pak”, shkruan nëna e 2 fëmijëve.