Ashtu siç është lajmëruar në orën 10.00 të ditës së sotme, në të gjithë vendin do të nisë protesta e opozitës, ku është bërë thirrje për mosbindje civile.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga ora 10-13.00 do të bashkohen me qytetarët, ku do të bllokojnë disa nga akset kryesore rrugore.
Mësohet se rrugët që do të bllokohen, do të jenë kryqëzimi i Milotit, kryqëzimi i Çermës në Lushnje, kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, kryqëzimi i Vorës por edhe Rruga e Kombit që përbëjnë 4 pika nevralgjike të rrjetit rrugor në vend
Nga ana e tij kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nuk e ka pranuar kërkesën e opozitës që ta shtyjë seancën nga ora 10.00 për në 18.00.
Ndërkohë, grupi parlamentar i LSI ka kërkuar më herët përjashtimin nga punimet e Kuvendit, me të paktën 10 ditë, të kryeministrit Edi Rama.
Sipas LSI-së, kreu i qeverisë ka ofenduar deputetët dhe qytetarët me fjalimin e javës së kaluar në Parlament./a.m.