Nga Erjon Braçe
Po mor po, Luli, Monika, Edi dhe cilido që ka shtëpitë e tyre, do paguajë më shumë taksë për shtëpinë!
Sot paguajnë veç 100 lekë në muaj taksë.
Po, pensionistët do të paguajnë zero lekë taksë, familjet me ndihmë ekonomike do të paguajnë zero lekë taksë, familjet në shtëpi të para 1993 do të paguajnë 30% më pak taksë, të gjithë bashkë mund të paguajnë edhe 30% të tjera më pak taksë!
Por jo Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama!
Drejtësi për shqiptarët e ndershëm, edhe me taksën e shtëpisë!
Nuk do paguajë Lulzimi e Monika?
Do paguajnë si Çeçua!
Dua ti drejtohem cdo shqiptari te ndershem qe sapo degjoi thirrjen e dy zengjineve te rinj per te mos paguar taksat;
Miqte e mi!
Lulzim Basha dhe une banojme ne nje rrugice!
A e dini sa eshte taksa e shtepise qe ne paguajme?
Ua them une, meqe nje i paditur por parelli qe nuk sheh kurre faturat e tij-Lulzim Basha, nuk ua thote:
100 lekë në muaj!
Pra, Lulzim Basha me nje shtepi mu brenda ne park, ne katin e fundit te nje kulle, te madhe dy kate-minimumi 300 metra katrore, paguan vec 100 lekë në muaj taksë.
E kuptoni-100 lekë në muaj taksë për shtëpinë!
Une banoj ne vec 80 metra katrore dhe paguaj po kaq, 100 lekë në muaj taksë.
E padrejtë sa më s’ka.
Por akoma me e padrejte eshte per te gjithe ata ne kete rrugice qe kane nje shtepi edhe me te vogel se une, pra me pak se 80 m2 shtepi!
Ata paguajne sa une dhe, cmendurisht sa Lulzim Basha!
Por tmerresisht e padrejte eshte per ata qe, banojne ne te njejten rrugice por ne pallate te ndertuara para vitit 1993!
Edhe ata paguajne njesoj sa Lulzim Basha!
Çfarë kemi bërë ne? Kemi bërë drejtësi!
Ne nuk duam qe Lulzim Basha per shtepine e tij ne dy kate, per zyren e tij ne kullen perballe stadiumit, per disa apartamente e zyra te tjera ne kullen e ish- Klanit, per megashtepine ne Lalez, të paguajë vetëm 100 lekë në muaj taksa!
Pra, duam qe kush e ka shtepine e stermadhe dhe te shtrenjte si Lulzim Basha, te paguaje takse me shume!
Eshte e turpshme qe Lulzim Basha te paguaje sa nje pensionist:
100 lekë në muaj!
Do ta detyrojme Lulzim Bashen te paguaje me shume, fiks aq sa i takon per nje pasuri kaq te madhe, sipas metrave që ka dhe çmimit për çdo metër që ka!
Kete do bejme edhe per shtepite e stermedha te Monikes!
Po mo po, edhe per shtepine e Edi Rames!
Te gjithe ata qe kane keto pasuri te paguajne me shume!
Te tjeret sipas asaj qe eshte e drejte dhe e ndershme;
Pensionistet: zero leke takse per shtepine!
Familjet me ndihme ekonomike: zero leke takse per shtepine!
Familjet qe banojne ne shtepi te ndertuara para vitit 1993: 30% me pake takse!
Te gjithe bashke, mund te fitojne nje ulje tjeter-pertej kesaj, deri ne 30% te tjera me pak!
Troc:
Kush e ka pasurinë më të madhe dhe me më shumë vlerë, do paguajë më shumë.
Cilet jane?
Këta të dy që dëgjuat të thonin se nuk duan të paguajnë taksa!
Lul e Mona, do paguani si gjithkush qe ka bere pasuri kaq te madhe si ju!