Erinda Ballanca pronare edhe e 5 banesave të tjera nga Vlora në Tiranë, mbrojti pallatin e vjehrrit të Bashës në Strasburg, emërimi i saj ishte një nga kushtet që PD të dilte nga çadra në 2017.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila ka përfaqësuar në Strasburg vjehrrin e Lulzim Bashës kundër Shqipërisë, për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë, është një ndër funksionaret më të pasura në vend.
Zonja Ballanca, emërimi të cilës në krye të institucionit të Avokatit të Popullit ishte një nga kushtet e Partisë Demokratike për të dalë nga çadra në maji të vitit 2017, posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro. Duke iu referuar deklaratës së pasurisë, znj. Ballanca deklaron se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.
Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Sipas të dhënave nga Open Data, Avokatja e Popullit deklaron një tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro.
Ballanca deklaron një tjetër apartament banimi, tashmë në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013. Por çështja kaloi në proces gjyqësor dhe vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro. Avokatja e Popullit është gjithashtu pronare e një parlamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, është pronare 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Ballanca është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.
Të ardhurat
Të ardhurat e Avokates së Popullit Erinda Ballanca burojnë nga puna e saj si avokate si dhe nga një biznes që ka nisur në vitin 2009. Për periudhën 1996-1998, ajo ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k. Ndërkaq, për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.
Nga 2009 e këtej, Erinda Ballanca njihet edhe si avokate e Sali Berishës. Ballanca ka mbrojtur Berishën në disa procese gjyqësore, ku kryeministri i atëhershëm akuzohej për shpifje. Ballanca ka mbrojtur Berishën kur është paditur nga Edi Rama, Aneta Rama, Dashamir Peza, Artan Dulaku, Sokol Hasani etj.
Pasuria e Avokates së Popullit Erinda Ballanca
Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe sipërfaqe parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.
Pronare me 100% e një apartament banimi me sipërfaqe 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollar me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.
Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.
Pronare e 1/3 pjesë takuese e një apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht apartament është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.
Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.
Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.
Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.
Llogari bankare, gjendje 8 652 dollar.
Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.
Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.
Llogari bankare, gjendje 129 euro.
Gjendje para cash, 400 000 lekë.
Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.
Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.
Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.
Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e Ballanca LawOffice sh.p.k. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.
Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.
Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollar.
Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.
Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.
Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e apartament dhe garazhit, 5 000 euro.