Një ndërtues është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e gjysmë burg, pasi ka mashtruar një person për blerjen e një apartamenti. Bëhet fjalë për historinë e të ndjerit N.E., i cili kur ishte ende gjallë, lidhi një kontratë me ndërtuesin H.Xh. për ndërtimin e një apartamenti banimi.
Vlera totale e tij ishte përllogaritur 24 mijë euro, mirëpo, pas ndërtimit të pallatit, H.Xh nuk e ka mbajtur fjalën dhe i ndjeri N.E. nuk e ka marrë apartamentin. Ndërtuesi i ka premtuar të ndjerit, kur ai ishte ende gjallë, se do t’i jepte një apartament tjetër, por në Komunën e Golemit.
Pasi kanë rënë dakord, ai i ka dhënë edhe çelë- sat e apartamentit në Golem N.E. Ky i fundit ka shkuar në Golem, së bashku me vajzën e tij dhe bashkërisht janë interesuar për të parë apartamentin, të cilin i pandehuri duhet t’ua kishte vënë në dispozicion.
Me çelësat e apartamentit, ajo dhe i ati kanë tentuar të hapin derën e tij, por ajo jo vetëm që nuk është hapur, por prej saj ka dalë një person dhe iu ka thënë se apartamentet e pallatit, ku bënte pjesë dhe ai i tyre, ishin shitur katër ose pese here te persona të tjerë, ndërsa atë apartament e kishte blerë ai vetë.
Duke e ndierë veten të mashtruar nga sjellja e të pandehurit, N.E. dhe e bija kanë bërë kallëzim në Prokurori. Më pas, gjatë hetimeve, N.E. është ndarë nga jeta dhe çështjen e ka ndjekur vajza e tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e H.Xh., i cili në Gjykatë nuk e ka pranuar akuzën, por megjithatë ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në përfundim, Gjykata e ka dënuar me katër vjet burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, H.Xh dënohet me tre vjet e gjysmë burg./Panorama
ma.me