• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera CEZ, roli i Shkëlzen Berishës në largimin e prokurorit nga hetimi

by Java News
01/04/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet e prokurorisë së Tiranës mbi mënyrën e privatizimit të kompanisë energjitike të shpërndarjes OSSH, tek Çekët e Çez, kanë avancuar, dhe se pritet që në ditët në vijim të thiren për të dëshmuar dhe personazhe të tjerë të politikës, që menaxhuan procesin e privatizimit në vitin 2009.

Teksa hetimet kanë përparuar për këtë dosje shumë të përfolur e cila vijon të qëndrojë në duart e prokurorëve të Tiranës si një “patate e nxehtë”, (pasi disa herë është hapur dhe mbyllur si hetim duke u paragjykuar nga dy kampet politike), një ka prokurorët që ishte pjesë e grupit të menaxhimit të hetimit të kësaj çështje është larguar.

Një ditë më parë u raportua se Ardian Braho, prokuror karriere në fushën e krimit financiar në njësinë Task-Forcë Tiranë, ishte larguar nga hetimi i dosjes “Cez”. Mësohet se largimi i Brahos nuk është motivuar, për shkak të paftësisë, pamundësisë apo frikës për të hetuar këtë çështje tepër të komplikuar, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të ish-qeverisë “Berisha”.

Por ikja e këtij prokurori mësohet se ka ardhur pas një kërkese të bërë nga Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, që momentalisht është objekti kryesor i verifikimit hetimor nga një grup prokurorësh të akuzës së kryeqytetit. Shkëlzen Berisha, i është drejtuar pak ditë më parë me një kërkesë drejtuesit të prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, duke i kërkuar këtij të fundit që të përjashtojë një nga prokurorët e dosjes “Cez” dhe pikërisht, Ardian Brahon. Djali i ish-kryeministrit Berisha, në kërkesën e tij, ka pretenduar se prokurori Braho gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, ka shfaqur sipas Shkëlzen Berishës qëndrime të qëllimshme të njëanshme dhe jo të pavaruara.

Për më tepër Shkëlzen Berisha, ka pretenduar në kërkesën e tij se prokurori Braho gjatë fazës së verifikimit hetimor ka shfaqur të kryejë veprime shtesë hetimore, duke dalë sipas tij, jashtë kontureve dhe detyrave që i ka lënë prokurorisë, Gjykatës e Tiranës, në vendimin e kthimit të dosjes për tu rihetuar. Ndër të tjera në kërkesën e tij Shkëlzen Berisha, mësohet se e etiketon prokurorin Ardian Braho se ka kërkuar të kryejë veprime shtesë hetimore, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar figurën e tij dhe familjarëve të tij. Gjithmonë sipas kësaj kërkesë të bërë nga Berisha, veprimet e prokurorit kanë qënë të ndikuara politikisht dhe për këtë sipas tij Ardian Braho duhet të largohej.

Kjo kërkesë është administruar nga drejtuesi i prokurorisë Dritan Rreshka, dhe pasi është analizuar në tërësi me të gjithë anëtarët e grupit të hetimit të dosjes “Cez”, mësohet se ka qënë vetë Ardian Braho që ka dhënë pëlqimin për tu larguar nga hetimi. Vendimarja e prokurorit për të hequr dorë nga hetimi, mund të lidhet dhe me situatat e mëvonshme që pritet të ndodhin me këtë çështje, në mënyrë që të mos i lihet vend, paragjykimeve për çdo vendimarje./Shqiptarja.com/ma.me

Next Post
Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën, Manastirliu: Procesi transparent!

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën, Manastirliu: Procesi transparent!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In