Tre ditë më parë fituam minimalisht me gol të Kumbullës ndaj Kazakistanit, por në testin e dytë miqësor përfaqësuesja e 19-vjeçarëve shqiptarë ka dështuar në “Roza Haxhiu” ndaj kazakëve
Ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola deri në minutën e pestë të shtesës, kur miqtë shënojnë një gol të diskutueshëm, i cili ndau edhe arbitrat e ndeshjes.
Anësori akordon për një pozicion jashtë loje, ndërsa kryesori e akordoi gol.
Në këtë ndeshje, trajneri Bogdani bëri disa ndryshime në formacion, duke i dhënë më shumë mundësi lojtarëve që nuk u aktivizuan në ndeshjen e parë.
a.ç