Sierra Egan, modelja e njohur amerikane, kohët e fundit po e ndjek shumë futbollin dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë ku thotë se nuk kalon javë pa ndjekur 2 apo 3 ndeshje.
22-vjeçarja kaliforniane rrëfeu se pëlqen shumë brazilianin Neymar, jo vetëm për atë çfarë shfaq në fushën e lojës, por edhe për look-un e tij, ndërsa shtoi se bashkë janë takuar edhe në një festë mes miqsh të përbashkët.
“Nëse do të më duhet të zgjidhja një futbollist për të kaluar një natë në një ishull të pabanuar, ai do të ishte Neymar”,u shpreh modelja, që njihet edhe me emrin Sierra Skye.(Bw)