Një tjetër sukses i boksierit shqiptar Kristian Prenga, që po ngjit shkallët e boksit profesionist në peshat e rënda. Këtë Prenga e tregoi duke e dominuar në të gjitha drejtimet duelin përballë kampionit të Kanadasë, Tim Chemelli.

Sfida e zhvilluar në “Toronto Covention Center” nisi menjëherë e zjarrtë, me dy luftëtarët që shkëmbyen goditje, megjithatë, në mbyllje të raundit fillestar, 27- vjeçari nga Mirdita bëri diferencën me fuqinë e tij. Një goditje e saktë e Prengës e rrëzoi në tapet boksierin kandaez, i cili, me vështirësi, arriti të ringrihej.
Raundi i dytë ishte vendimtar për fitoren e mrekullueshme të Prengës, pasi, reagimit fillestar të Chemellit, iu kundërpërgjigj me një goditje “knock-out”-i. E majta e boksierit shqiptar rezultoi e papërballueshme për kundërshtarin e tij. Një fitore e ardhur nëpërmjet një paraqitjeje fantastike dhe nën entuziazmin e shumë tifozëve shqiptarë, të cilët ndodheshin në “Toronto Convention Center” për të mbështetur Kristian Prengën.
Për djaloshin nga Mirdita, i cili zotëron dy tituj kampion Europe dhe një kampion bote në kickbox, kjo ishte fitorja e 8-të në boksin profesionist, ku 3 prej të cilave kanë ardhur me “knock-out” teknik. (Shqiptarja.com)