1603 – Vdiq mbretëresha Elizabeta e Parë. Gjatë mbretërimit të tij 45-vjeçar, Anglia u bë vendi kryesor në prodhimin e tekstileve dhe leshit; themeloi koloninë e saj të parë në Amerikën e Veriut, Virginia; themeloi East India Company; kurse detaria britanike, tregtarët dhe piratët kanë krijuar themelet e ardhshme të Perandorisë Britanike. Ajo u pasua nga Mbreti Skocez James VI, i cili, si James I, bashkoi kurorën angleze dhe skoceze. Commonëealth u themelua në vitin 1707, kur të dy vendet u bashkuan në Mbretërinë e Bashkuar.
1882 – Bakteriologu gjerman Robert Koh (Koch) njoftoi se izoloi një bakter që shkakton tuberkulozin, më vonë i njohur si bacil Koch.
1882 – Vdiq shkrimtari amerikan Henry Wadsworth Longfellow, autor i poemës epike “Hiawatha”, në të cilën ai paraqiti pasurinë folklorike të indianëve të Amerikës së Veriut.
1905 – Vdiq shkrimtari francez Jules Verne, që hartoi romanet shkencore fikshën, që kanë luajtur një rol të madh në popullarizimin e shkencës dhe parashikoi shumë përparime shkencore më vonë. Ai ka shkruar 57 romane, mes tyre “Rreth botës në 80 ditë”, “Njëzet mijë lega nën det”, “Udhëtim në Hënë”, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”, “Pesë javë në ballon”. (b.an)