Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur të enjten në darkë se kryeministri i vendit përgjon shumë aktorë kyç të skenës politike, mes të cilëve edhe presidentin, Ilir Meta.
Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën dhe madje ende vazhdojnë t’a bëjnë një gjë të tillë edhe pse është kreu i shtetit shqiptar.
Ajo tha se një fakt i tillë nuk i bën përshtypje, duke deklaruar se pjesë e përgjimeve të tyre ishte bërë edhe vetë.
“Ai më përgjon edhe mua, ku hyra dhe ku dola, kë takova dhe kë s’takova. Por kjo nuk më bën problem fare. Ai Ilir Metën e përgjon si bashkëshortin tim”, – tregoi Kryemadhi.
a.ç