• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Nëse PD i ka varur shpresat tek cic-micet me Ramën, do jetë gjithë kohën në opozitë

by Java News
22/03/2018 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet i gatshëm që të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës nëse Partia Socialiste do ti jap sërish besimin për ta propozuar në zgjedhjet që mbahen vitin tjetër. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, ai ka theksuar se ka deri më tani ka justifikuar plotësisht besimin që i dhanë qytetarët në 2015 dhe se për këtë arsye do ta mirëpriste një kandidim të dytë nga ana e Partisë Socialiste. Veliaj ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ndihej i nderuar që bashkëpunonte me të çdo ditë për transformimin e qytetit dhe se ata të dy ishin një ekip. Ndaj ai ka hedhur poshtë çdo përpjekje të opozitës për të bërë diversion mes tyre, ndërsa ka theksuar se nëse ajo pritshmëritë e veta politike i ka bazuar tek mosmarrëveshjet mes tyre atëherë ajo do mbetet gjithë kohës në opozitë.

Më poshtë pjesë nga intervista

Të hënën kisha zonjë Kryemadhi dhe e pyetëm dhe për ju nëse do e mbështeste punën tuaj dhe tha se ishte e ndarë 50 me 50. Le ta themi që me LSI keni mbajtur një marrëdhënie pak më…

Monika e shpjegoi vet në atë sinkron që ju kishit përzgjedhur që është profili i kryetarit të bashkisë, meqenëse nuk është në parlament, nuk hynë në këto debate që ndjek axhendën e qytetit që jo gjithmonë përputhet me axhendën e parlamentit, ku debati është. Për mua jo vetëm që nuk është merak por që drejtuesja kryesore e opozitës të thotë jam e ndarë 50 me 50 është ndoshta më e mira që mund të presi nga opozita. Pra se unë skam parë ndonjëherë kundërshtar politikë në opozitë që të thotë që unë jam 100 për qind me kundërshtarin tim. Kështu që në këtë sens kur puna jonë ka bërë dhe opozitën të jetë të paktën me gjysmë zemre mbështetëse të kësaj gjeje unë them se është një gjë e mirë. Për teatrin ashtu si dhe për lodrat, unë me Monikën e kam bërë këtë bisedë disa herë dhe e kam bërë dhe me Ilirin kur drejtonte LSI-në, edhe nga LSI-ja kishte atëherë disa aktivistë shumë vokalë kundër këndit të lodrave, por ja ku jemi sot. Besoj që ndihet krenar Bujar Nishani kur i përmendet protesta e këndit të lojërave, mund të mbahet mend presidenti për këtë. Dhe unë them që fakti që Monika drejtuesja kryesore e opozitës vazhdon e thotë këtë që me 50 me 50 që ca gjera i ka bërë mirë dhe ca gjera i ka bërë keq do të thotë që kemi arritur dhe në një nivel emancipimi, pra jo çdo gjë qenka e zezë dhe ca gjera hanë debat. 

Pra teatrit do jetë rasti i nëntë ku unë dhe Edi Rama do dali që kemi të drejtë. Sepse besoj që kemi menaxhuar mjaftueshëm këtë qytet që të kuptojmë që çfarë ka nevojë ky qytet por edhe ku është bota sot në avantguard. Ndaj jam shumë i qetë për këtë. Qytetarët do më japin notën vitin tjetër, sigurisht nëse Partia Socialiste, kur të vlerësojë të 61 kandidatët, do më japi edhe ajo vlerësimin e saj nëse arrita ta përfaqësojë me dinjitet besimin e tyre. Edi ka një batutë të bukur që thotë: ajo lulja e PS-së tek- pull të dali 35 për qind të votave i merr vet. Pyetja është a ka kandidatë që i shton dhe 20 për qind mbi këtë 35 për qind..

Pyetja është nëse do ishte në dorë të Erion Velisë siç janë gjerat sot do kandidatonte për një mandat të dytë?

Nëse PS do ma jepte privilegjin që ta përfaqësoja me logon e saj për një mandat të dytë, patjetër që do ta bëja me kënaqësi. Por nuk jam këtu që të vetkandidohem, por që të respektoj besimin e qytetarëve deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe pastaj të më japi notën si partia që më propozoj dhe uniformën e të cilës e vesh me shumë krenari në drejtimin e qytetit, si dhe ata qytetar jashtë partisë tonë që u bashkuan në një shumicë të paprecedentë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

Nëse fitonit do ta shtynte projektin politikë të Erion Velisë pak më tutje apo jo, përtej 2021…

E kam thënë këtë ditën e parë kur isha në qeveri dhe e kam thënë kur lash qeverinë për bashkinë, unë dhe Edi Rama jemi një paketë. Nëse dikush ka iluzione dhe shpresa e fundit që i ka ngelur opozitës tani që janë të përçarë, tani që po merren dhe me këto skandalet ruse,në qoftë se shpresa e tyre e fundit është që do ketë ndonjë cic-mic mes meje dhe Edi Ramës ta harrojnë, se po është kjo shpresë do ngelin gjithë jetën e në opozitë.

a.ç

Next Post
LSI gati të mbështesë Veliajn, por i vendos dy kushte

LSI gati të mbështesë Veliajn, por i vendos dy kushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In