Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një lidhje direkte në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” deklaroi se situata e përmbytjeve deri më tani është menaxhuar vetëm nga niveli lokal.
Ademi paraqiti një situatë alarmante ku theksoi se deri në orën 18 janë verifikuar rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura. “Unë dua të kujtoj që më datën 5 i kemi dërguar një shkresë të parë Prefektit për Emergjencat Civile duke paralajmëruar një situatë të tillë. Akoma edhe sot pas 2 javësh ne jemi në situatën dhe akoma nuk e dimë fiks se çfarë do të ndodhë nesër, duke pasur informacion për të marrë masa.
Kam kërkuar shpalljen e emergjencës së pjesshme, por ka marrë një rrokullisje. Ka një papërgjegjshmëri nga Prenci dhe faktorët e tjerë nga pushteti qendror. Kam kërkuar që prej 2 javësh të nisë evakuimi i banorëve. Nuk ka përplasje politike mes bashkisë dhe qeverisë për situatën e përmbytjeve. Duhet të marrë përgjegjësinë çdo institucion. Situata është menaxhuar nga niveli lokal.
Kryeministri, ministrat e linjës duhet të ishin në terren të vlerësonin situatën për të menaxhuar situatën. Qeveria nuk ka dhënë asnjë investim për gjënë e gjallë. Ne tani jemi në situatën ekstrem. Shkaku themelor janë shkarkimet e tejskashme.
Ne kemi kërkuar të dimë nga punonjësit e hidrocentraleve, por atyre nuk u është lejuar edhe telefoni që të mbajnë nga frika se na japin informacione ne.
Deri në orën 6 pasdite ne kemi rreth 5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë, me mbi dy metra ujë”, tha Ademi.
Mes të tjerash kryebashkiakja, pjesë e PD-së, tha se punonjësit e kaskadës së Vaut të Dejës nuk iu lejua celulari teksa u hapën portat, pasi sipas saj kishin frike se mos bashkia vihej në dijeni. Duke qëndruar tek kjo akuzë, Ademi tha se kjo çështje do të hetohet, shkruan ‘BalkanËeb’.
Cilat janë problematikat?
Ska lidhje politike kjo çështje. Duhet të marrin përgjegjësitë të gjithë institucionet. Duke nisur nga kryeministri, ministrat, të marrin përgjegjësitë. Në vend që gjëja e gjallë të evakuohej, kërkesë e imja. Ende nuk është realizuar asnjë gjë e tillë.
E kujt është përgjegjësia?
Informacioni duhet të vijë nga institucione të specializuara. Kur fola për shpalljen e emergjencës, fola për pritshmërinë në këtë qark. Shkak i përmbytjeve nuk janë kanalet kulluese, por shkarkimet e tejskajshme, ndoshta dhe të pakontrolluara. Punonjës të Vaut të Dejës nuk u lejuan as celularë të mbanin në punë, pasi kishin frikë mos na lajmëronin ne. Do hetohet kjo çështje, ndoshta është akuzë e rëndë. Ka që në datën 5 mars dhe sot jemi në datën 20. Vepra të mirëfillta investimi në qarkun më të rënduar, investimet kanë qenë zero.
Sa hektarë tokë janë nën ujë?
Deri në orën 18:00 të pasdites ne kemi 5 mijë hektarë tokë nën ujë, në një nivel mbi 2 metra ujë në disa zona të caktuara. Në disa zona ka ende njerëz. Përveç fshatrave, ka 26 familje të evokuara në qytet.
(Balkanweb)