Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka rikujtuar aksidentin e shumë viteve më parë të Ilir Metës, në kohën e përplasjeve me Fatos Nanon.
Aso kohe makina ku ndodhej Meta u godit me një furgon dhe doli nga rruga. Ish-kryetari i LSI theu dorën në atë aksident.
Sot pas shumë vitesh, bashkëshortja e tij Kryemadhi hedh hije dyshimi se nuk ishte aksident por tentaivë për ta eliminuar.
“Këtë kam besuar gjithmonë, edhe pse Ilir Meta nuk e beson. E pamundur mos të gjendet furgoni pa targa që inicioi aksidentin”, tha ajo./a.m.