Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, si një prej personave që rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun, më 6 Janar të 2016-ës.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Denis Shtaza ka mohuar kategorikisht përfshirjen si autor i drejtpërdrejtë apo bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut.
Për ngjarjen u arrestua edhe ish-oficeri i policisë, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në 25 Prill të vitit 2017.
a.ç