• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rinis dialogu Kosovë-Serbi, palët tre ditë bisedime në Bruksel

by Java News
19/03/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit për tri ditë radhazi në Bruksel do të diskutojnë për zbatimin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit takohen sot në Bruksel për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Bisedimet do të zgjasin deri më datën 21 mars. Tema të diskutimit siç bëhet e ditur nga të dy delegacionet, janë marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, çështja e energjetikës, ura kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitar.

Për të gjitha këto çështje ka marrëveshje të nënshkruara kohë më parë, por që në praktikë disa nuk zbatohen fare e disa nuk zbatohen kënaqshëm. Takimi i fundit i dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u mbajt në muajin shkurt, pas më shumë se një viti ndërprerje.

Themelimi i komunave mbi bazën e kushtetutës së Kosovës

Beogradi zyrtar ndër marrëveshjet më të rëndësishme me Kosovën dhe që e kërkon me këmbëngulje , vlerëson krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, komuna, të cilat do të kenë më shumë autonomi brenda Kosovës.

Prishtina zyrtare nga ana e saj thotë se Kosova do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por, vetëm në bazë të kushtetutës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është e interesuar ta themelojë asociacionin, pavarësisht zotimit që e ka dhënë në marrëveshjen Kosovë-Serbi në prill të vitit 2013 ku parashihet normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve. “Jam pothuajse i bindur se nuk ka asgjë nga ajo punë.

Nëse ata do të dëshironin ta themelonin asociacionin e komunave me shumicë serbe, ata do ta bënin atë në pesë vitet e fundit, por nuk kanë lëvizur as gishtin.

Unë jam i bindur se nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë dhe për këtë ata kanë pasur pëlqimin e heshtur të një pjese të mirë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Aleksandër Vuçiq dy ditë më parë në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë.

BE kërkon angazhim konstruktiv në bisedime

Por kreu i delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, para nisjes për në Bruksel, u shpreh se Prishtina do ta themelojë asociacionin në bazë të kushtetutës së Kosovës.

“Qëndrimi i Prishtinës për asociacionin është i qartë, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje”, thotë Avni Arifi. Zyrtarë të Bashkimit Evropian që janë ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, kanë thënë se BE-ja pret nga të dyja palët, që në mënyrë konstruktive të angazhohen në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar nga rezultati”. “Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut është obligim që të dy palët kanë ndërmarrë në raport me Bashkimin Evropian në mënyrë që të përcaktohet shpejtësia e progresit në rrugën evropiane”, ka deklaruar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq pas takimit të fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në muajin shkurt.(dw)

a.ç

Next Post
VIDEO/ Një Kryeprokurore që ruan stilin e thjeshtë, çfarë thonë banorët për fqinjen e re

Babai i kryeprokurores punonjës në Bashkinë Lezhë? Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com