Kane dhe Immobile janë mbretërit e Evropës sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat. Ata kanë realizuar deri më tani nga 34 gola, duke lënë prapa lojtarë si Salah, Messi, Ronaldo, Leëandoëski etj… Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky, shkruan Gazeta Express. Këtë edicion, gara është shumë më e ngushtë dhe më e fortë. Mbretërit e Evropës aktualisht janë sulmuesi i Tottenham, Harry Kane me 34 gola dhe ai i Lazios, Ciro Immobile po ashtu me 34. Pas tyre renditen Ronaldo, Cavani e Messi, kurse top 10’të mbyllet me Neymarin e Suarezin, përcjell Gazeta Express.
10 golashënuesit më të mirë në Evropë sa i përket golave në të gjitha garat
Harry Kane: 39 ndeshje, 34 gola – 24 në Premierligë
Ciro Immobile: 36 ndeshje, 34 gola – 24 prej tyre në Serie A
Cristiano Ronaldo: 34 ndeshje, 33 gola – 18 në La Liga
Edinson Cavani: 38 ndeshje, 33 gola – 24 në Ligue 1
Lionel Messi: 41 ndeshje, 32 gola – 24 në La Liga
Robert Lewandowski: 35 ndeshje, 32 gola – 23 në Bundesliga
Mohamed Salah: 39 ndeshje, 32 gola – 24 prej tyre në Premierligë
Sergio Aguero: 36 ndeshje, 30 gola – 21 prej tyre në Premierligë
Neymar: 30 ndeshje, 28 gola – 19 në Ligue 1 (Francë)
Dhe…
Luis Suarez: 39 ndeshje, 24 gola – 21 prej tyre në La Liga, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)