Lobimi i rusëve në SHBA për Partinë Demokratike nuk i ka shpëtuar mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjoze amerikane, New York Times gjithashtu ka raportuar lajmin, ndërsa ka zbardhur të tjera detaje nga ky skandal.
New York Times shkruan se Partia Demokratike, organi kryesor i opozitës në Shqipëri, ka hedhur poshtë investigimin e “Mother Jones”, se partia ka marrë fonde sekrete nga burimet ruse gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“Mother Jones” në një artikull të botuar të marten tha se kompani, të lidhura me Rusinë lobuan në SHBA për PD gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri.
Sipas artikullit të botuar nga Mother Jones, “Muzin Capitol Partners” deklaron se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin shqiptar pranë bizneseve dhe udhëheqësve politikë në Shtetet e Bashkuara”.
New York Times shkruan se PD hodhi poshtë akuzat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për financimin e një “historie qesharake … me fakte të rreme”.
Megjithatë, New York Times sqaron më tej se “
“Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë.
Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve.
Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee.
Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).
Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump”,
Gjithashtu, New York Times shkruan se ditët para zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin organizoi një vend VIP prej 20,000 dollarësh për Bashën gjatë një mbrëmje për mbledhje fondesh ne Milwaukee, ku ka realizuar edhe një fotografi me Trump.
Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë nëpërmjet Biniatta Trade.
Partia opozitare, megjithatë, këmbënguli që ajo “nuk ka pasur as nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me individët ose kompanitë ruse”.
Po ashtu, ambasada ruse në Tiranë tha se historia e “Mother Jones” ishte “tërësisht absurde” dhe pjesë e një “fushate të pistë mediatike” me qëllim shtrembërimin e zhvillimeve pozitive të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë”./ CNA.al
https://www.nytimes.com/aponline/2018/03/07/world/europe/ap-eu-albania-russia-election-meddling.html
ma.me