• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lobimi rus për PD, pas “Mother Jones”, Bashës i vihet nga pas edhe ‘New York Times’

by Java News
08/03/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lobimi i rusëve në SHBA për Partinë Demokratike nuk i ka shpëtuar mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjoze amerikane, New York Times gjithashtu ka raportuar lajmin, ndërsa ka zbardhur të tjera detaje nga ky skandal.

New York Times shkruan se Partia Demokratike, organi kryesor i opozitës në Shqipëri, ka hedhur poshtë investigimin e “Mother Jones”, se partia ka marrë fonde sekrete nga burimet ruse gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Mother Jones” në një artikull të botuar të marten tha se kompani, të lidhura me Rusinë lobuan në SHBA për PD gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri.

Sipas artikullit të botuar nga Mother Jones, “Muzin Capitol Partners” deklaron se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin shqiptar pranë bizneseve dhe udhëheqësve politikë​ në Shtetet e Bashkuara”.

New York Times shkruan se PD hodhi poshtë akuzat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për financimin e një “historie qesharake … me fakte të rreme”.

Megjithatë, New York Times  sqaron më tej se “

“Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë.

Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump  si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve.

Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee.

Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).

Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia  e rëndësishme me Trump”,

Gjithashtu, New York Times shkruan se ditët para zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin organizoi një vend VIP prej 20,000 dollarësh për Bashën gjatë një mbrëmje për mbledhje fondesh ne Milwaukee, ku ka realizuar edhe një fotografi me Trump.

Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë nëpërmjet Biniatta Trade.

Partia opozitare, megjithatë, këmbënguli që ajo “nuk ka pasur as nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me individët ose kompanitë ruse”.

Po ashtu, ambasada ruse në Tiranë tha se historia e “Mother Jones” ishte “tërësisht absurde” dhe pjesë e një “fushate të pistë mediatike” me qëllim shtrembërimin e zhvillimeve pozitive të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë”./ CNA.al

https://www.nytimes.com/aponline/2018/03/07/world/europe/ap-eu-albania-russia-election-meddling.html

ma.me

Next Post
Trafik droge drejt Greqisë, 3 shqiptarë kapen në kufi me 40 kg kanabis

Trafik droge drejt Greqisë, 3 shqiptarë kapen në kufi me 40 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com